Të tronditur dhe të revoltuar po ndjekim ngjarjet në Shqipëri pas vrasjes barbare të të riut 25-vjeçar Klodian nga policia

Të tronditur dhe të revoltuar po ndjekim ngjarjet në Shqipëri pas vrasjes barbare të të riut 25-vjeçar Klodian nga policia shqiptare në Tiranë.

Vetëm pak ditë më parë, më 6 dhjetor, përkujtuam në Greqi 12 vjet nga vrasja e 15-vjeçarit Aleksandros Grigoropoulos nga një plumb polici teksa po shëtiste me shokët e tij në qendrën e Athinës.

Për ne është e qartë se qeveritë e Greqisë dhe të Shqipërisë (por edhe ato të shumicës së vendeve të botës) janë përgjegjëse për të tilla “aksidente” apo ngjarje “të izoluara”. Ato e armatosin përherë e më shumë policinë, votojnë ligje përherë e më autoritare, e rrisin përherë e më shumë dhunën ndaj grevistëve, protestuesve, të gjithë atyre që sfidojnë pozitën e tyre autarkike. Janë ata që japin mesazhin se jetët tona janë të lira dhe të shpërfillshme dhe policia zbaton urdhrin.

Sa i përket pandemisë, qeveritë tona parapëlqejnë të ndalojnë qarkullimin natën në vend se të fuqizojnë shëndetësinë publike, transportin publik, të bëjnë kontrolle në vendet e punës për kushtet në të cilat punohet dhe të kryejnë testime. Prandaj vendet tona, Greqia dhe Shqipëria, shënojnë gjithnjë e më tepër viktima teksa sistemet shëndetësore janë rrënuar.

Janë qeveritë dhe sistemi ata që vendosin fitimin para jetës njerëzore dhe na thonë se fajin e pati Klodiani që bëri një shëtititje natën...

Ju dërgojmë ngushëllimet tona më të sinqerta dhe solidaritetin tonë nga Greqia!

Qëndroni të fortë për përpjekjet në vazhdim!

Së bashku do ndërojmë një botë më mire!

Athinë, 9/12/2020

International Relations Committee

New Left Current (NAR) / communist liberation Youth (nKA)